Site icon Telegrafi

Japrakë me gjethe rrushi dhe barishte

Përbërësit:

▪ Gjethe rrushi
▪ Qepë të njoma
▪ Lëpjetë
▪ Labot
▪ Kopër
▪ Majdanoz
▪ Mendërz (nenexhik)
▪ Piper i zi
▪ Oriz
▪ Vaj ulliri

Përgatitja:

Të gjithë barishtet i marrim nga një tufë. Shtojmë në të orizin, erëzat, kripën dhe pasi i kemi zierë gjethet vendosim në qendër të gjethes një lugë gjelle nga përbërësit që kemi përzierë.

E mbështjellim japrakun dhe e vendosim në radhë në tenxhere.

Vendosim një pjatë që të mbulojë dhe t’i rëndojë japrakët që të mos na prishen gjatë zierjes. I shtojmë një filxhan çaji ujë të nxehtë dhe i lemë të ziejnë për 25-30 min.

I lemë të ftohen dhe i servirim me kos.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version