Site icon Telegrafi

Japonia veproi sikurse pandemia ka përfunduar: Tani po përhapet kudo, regjistrohen 1579 raste të reja me COVID-19

Pas suksesit fillestar, Japonia po përballet me një realitet të ri me pandeminë globale të coronavirusit.

Vendi tërhoqi vëmendjen globale pasi kishte nën kontroll valën e parë të COVID-19 dhe u quajt “Model Japonez” – testime të shpeshta dhe pa bllokime, as ndonjë mjet ligjor për të detyruar bizneset të mbyllen, raporton bloomberg.

Japonia ka raportuar 1.579 raste të reja të të infektuarve me virus dhe pesë vdekje të tjera nga efektet e infeksionit, njoftoi ministria e shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Vendi po regjistron një numër rekord të personave të infektuar në ditën e tretë gjersa deri më tani ka pasur 36.548 raste të infeksionit.

Gjithashtu raportohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 1,024 njerëz që nga fillimi i pandemisë.

Ndryshe, kryeministri Shinzo Abe pohoi se situata është duke u monitoruar nga afër dhe se fokusi ishte te testimi i intensifikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version