Site icon Telegrafi

Japonia shënon përvjetorin e Hiroshimas nën hijen e coronavirusit

Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në Hiroshima në 75 vjetorin e bombardimeve atomike të qytetit japonez.

Në ceremoninë solemne vjetore të përkujtimit në Hiroshima marrin pjesë normalisht mijëra njerëz nga e gjithë bota, raporton BBC.

Sot, për shkak të COVID-19, kishte vetëm disa të mbijetuarish që respektonin distancimin shoqëror prej dy metrave dhe vendosjen e maskave, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Bashkisë së Hiroshimas, Kazumi Matsui e shfrytëzoi fjalimin kundër ringjalljes së nacionalizmit që dërgoi në Luftën e Dytë Botërore.

Ai i kërkoi botës që të bëhen së bashku kundër kërcënimit globalë, si pandemia e coronavirusit. “Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që kjo e kaluar e dhimbshme të përsëritet”, tha ai.

Ndryshime, bombardimet e qytetit japonez kanë marrë jetën e mbi 100 mijë personave. /Telegrafi/

Exit mobile version