Gjendja e jashtëzakonshme e Japonisë po përfundon pasi coronavirusi është në rënie e sipër.
Asnjë kufizim nuk u vendos në lëvizjet e banorëve. Bizneset, nga restorantet në sallonet e flokëve mbetën të hapura. Vendi nuk ka një qendër të kontrollit të sëmundjeve. Dhe madje edhe kur kombeve u kërkohej të “testojnë, testojnë dhe testojnë”, Japonia ka kryer teste diagnostikuese në vetëm 0.2% të popullsisë së saj, një nga nivelet më të ulëta midis vendeve të zhvilluara, transmeton Telegrafi.
Kurba është rrafshuar me numrin e vdekjeve më pak se 800, ndër më të ulëtat midis kombeve të zhvilluara.
Ndërsa mundësia e një valë të dytë të infeksionit është gjithmonë e pranishme, Japonia ka hyrë dhe është e gatshme të dalë nga urgjenca e saj në vetëm disa javë.
“Vetëm duke parë shifrat e vdekshmërisë, mund të thuash që Japonia ishte e suksesshme”, tha Mikihito Tanaka, një profesor në Universitetin Waseda i specializuar në komunikimin shkencor dhe anëtar i një grupi këshillues publik të ekspertëve për virusin.
Njëra nga veprimet më të mira që bëri qeveria, që vlerësohet nga ekspertët, është ndjekja e kontakteve, që ka dhënë shumë rezultate të mira.
Japonia ka qenë duke ndjekur lëvizjen e sëmundjes që kur u gjetën disa raste të para në këtë vend. Këta ekspertë lokalë u përqendruan në trajtimin e të ashtuquajturave grupime, ose grupe të infeksioneve, të tilla si klube ose bare, për të parë se kush mund të jetë infektuar. /Telegrafi/