Telegrafi

Japonia raporton pesë rastet e para të variantit të coronavirusit të gjetur në Britani

Japonia ka konfirmuar pesë rastet e para të variantit të ri, me përhapje më të shpejtë të coronavirusit, të cilën janë pasagjerë të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa kryeministri, Yoshihide Suga kërkon ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, me përjashtim të kthimit të shtetasve japonezë dhe atyre që kanë leje qëndrimi.

Periudha e Vitit të Ri është një festë e zgjatur kombëtare në Japoni, me shumë njerëz që zakonisht udhëtojnë përsëri në vendlindjet e tyre dhe kalojnë kohë me familjen dhe miqtë, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Variantet e reja të COVID-19: Çfarë dimë deri më tani

Më herët të premten, Suga bëri thirrje për një Vit të Ri të qetë pa mbledhjet e zakonshme shoqërore për të parandaluar përhapjen e COVID-19, i cili ka thyer rekorde infeksionesh pothuajse çdo ditë.

Japonia, me një popullsi prej 126 milionë banorësh, ka arritur marrëveshje për të blerë 290 milionë doza vaksinash nga Pfizer Inc, AstraZeneca Plc dhe Moderna Inc – të mjaftueshme për 145 milionë njerëz.

Ndryshe, 211 mijë persona janë infektuar deri më tani me coronavirus gjersa kanë vdekur 2967 njerëz. /Telegrafi/