Telegrafi

Japonia nuk do të jetë më fuqia e dytë ekonomike në botë

Sipas vlerësimeve, Bruto Prodhimi nominal Vendor i Kinës do të duhej ta tejkalojë BPV japonez në vitin 2010, apo madje mund të ndodhë deri në fund të vitit 2009, nëse Kina i tejkalon parashikimet për rritjen e saj.

Ekonomia japoneze në kuartalin e dytë të këtij viti regjistroi rënie prej 14.2 për qind në nivel vjetor, ndërsa gjatë tërë vitit 2009 parashihet rënie prej 6.2 për qind, ndërsa pritet që Kina të realizojë rritje prej 6.5 për qind.