Site icon Telegrafi

Japonia: Normalizimi i raporteve serbo-shqiptare, çelës i stabilitetit në rajon

Pozicioni i Japonisë është se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë, megjithatë, siç kërkohej më parë nga Beogradi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vendosja e taksave për produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina duhet të shfuqizohet, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë në Beograd.

Jun Saito u tha gazetarëve se qëndrimi zyrtar i Tokios ishte që Prishtina duhet të heqë masën në mënyrë që dialogu të rifillojë, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është çelësi i stabilitetit në rajon.

“Qëndrimi themelor i Japonisë është që dialogu duhet të vazhdohet”, tha Saito, duke saktësuar se ky është qëndrimi zyrtar i Tokios. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version