Japonia jep alarmin se mund të goditet nga një mega – tërmet me magnitudë 9 ballë.
Ekspertët japonezë të qeverisë kanë paralajmëruar se mund të goditen nga një tërmet po aq i madh sa katastrofa e vitit 2011.
Sipas tyre ky tërmet është parashikuar të bjerë brenda 30 viteve dhe do të godasë rajonin më verior të vendit.
Komiteti i Kërkimit të Tërmeteve të qeverisë parashikoi se ka 70 për qind shanse që tërmeti të jetë me magnitudës 8 deri në 8.6 dhe do të godasë zonën e Nemuro në Hokkaido lindore brenda tre dekadave.
Studimi u bazua në të dhëna historike, të cilat zbuluan se një tërmet i madh ndodhi rreth 400 vjet më parë përgjatë bregut lindor të Hokkaido, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Hulumtimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin Hokkaido, gjithashtu arriti në përfundimin se zona u godit historikisht nga dridhje të mëdha në një cikël që zgjati mes 340 dhe 380 vjet.
Anëtarët paralajmëruan se fundi i ciklit mesatar tashmë është tejkaluar, përcjell tvklan.al.
“Ne shpresojmë se ky raport do të ndihmojë qeveritë lokale komunale për të bërë përgatitjet e nevojshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin e familjeve për rrezikun e fatkeqësive”, u tha gazetarëve Yoshimasa Hayashi, ministre e shkencës dhe teknologjisë.
Japonia u godit në mars të vitit 2011 nga një tërmet me magnitudë 9 ballë.
Gjashtëmijë mijë njerëz vdiqën në cunamin që shkaktoi shkatërrimin e më shumë se 127,000 ndërtesave dhe shkatërrimin e reaktorit bërthamor të Fukushima./tvklan.al