Site icon Telegrafi

Japonia në alarm pas lansimit të raketës balistike nga Koreja Veriore

Qeveria japoneze mbetet në gjendje alarmi pas lëshimit të dështuar të një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Kabineti qeveritar u mblodh me urgjencë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe njoftoi se po analizon çdo lloj informacioni, përfshirë edhe tipin e raketës së eksperimentuar në Phenian.

Qeveria do të mbajë të informuar opinionin publik duke u siguruar hapësirën ajrore dhe kufijtë detarë.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi lëshimin e “një rakete të paidentifikuar nga një zonë në veri të Phenianit”.

SHBA-ja konfirmoi lëshimin e kësaj rakete që nuk paraqet “asnjë veçanti”.

Kjo mund të shtojë tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas disa javë kërcënimesh.

“Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar, herët në mëngjes, nga një zonë në veri të Phenianit”, njoftoi agjencia Yonhap duke iu referuar një komunikate të ushtrisë koreano-veriore, ndërkohë që Uashingtoni po shton presionin për të penguar “kërcënimin bërthamor” koreano-verior.

Sipas agjencisë, bëhet fjalë për një test të dështuar pasi raketa shpërtheu vetëm disa sekonda pas lëshimit.

Exit mobile version