Site icon Telegrafi

Japonia në alarm: Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë bërthamor (Foto)

Qeveria japoneze njoftoi sot se Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga shpërthimi, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN

“Pas analizimit të të dhënave të afruara nga Agjencia japoneze e Meteorologjisë, Qeveria e Japonisë doli në përfundimin se Koreja e Veriut ka kryer një test bërthamor”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë duke mbledhur dhe analizuar të dhënat për të konfirmuar detajet e testit, të cilat Shinzo Abe tha se nuk mund të tolerohen.

“Nëse Koreja e Veriut me të vërtetë ka kryer një test bërthamor, ne absolutisht nk do ta tolerojmë dhe do të protestojmë fort. Ne do të mbledhim Këshillin e Sigurimit Kombëtar që ta analizojmë informacionin”, tha Abe në transmetim direkt televiziv direkt para njoftimit të Kono.

Ndërsa, Koreja e Jugut është duke e mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar incidentin, të kryer nga Presidenti Moon Jae-in, sipas zyrës së Presidencës së Koresë së Jugut, përcjell Syri.net.

Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit.

Exit mobile version