Telegrafi

Japonia – Kosta Rika, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Japonisë dhe ajo e Kosta Rikës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Japonezët dhe amerikano-qendrorët janë gati për ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Ahmad bin Ali Stadium’ me fillim nga ora 13:00.

Aziatikët vijnë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Gjermanisë dhe presin të vazhdojnë me rezultate pozitive për të shpresuar në një kualifikim tutje.

Në anën tjetër, Kosta Rika ka pësuar një humbje të madhe ndaj Spanjës dhe synon të këndellet në këtë takim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Japonia: Gonda; Yamane, Yoshida, Itakura, Nagatomo; Endo, Ueda; Doan, Kamada, Soma; Mitoma

Kosta Rika: Keylor Navas; Waston, Fuller, Calvo, Duarte, Oviedo; Borges, Torres, Tejeda; Campbell, Contreras.

/Telegrafi/