Telegrafi

Japonia – komb i qindvjeçarëve

Japoni ka çdo ditë e më shumë persona mbi njëqind vjet, merret vesh nga një studim zyrtar i cili gjithashtu tërheq vërejtjen për mplakje të shpejt të popullatës.

Në muajin shtator janë shënuar 36.276 njëqindvjeçarë, që është një rritje prej 4.000 për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Qeveria u ka dërguar urime të gjithë njëqindvjeçarëve, e në mesin e tyre gjendet edhe Tomoji Tanabe i cili me 113 vjet është mashkulli më i vjetër jo vetëm në Japoni por edhe në botë.