Telegrafi

Japonia ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, në shtetin me 125 milionë banorë numri i viktimave mbetet në 190

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve me coronavirus, nuk e ka kaluar shifrën prej 10,000, pasi Japonia ka marra masa për ndaljen e kësaj sëmundjeje.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, rreth 700 raste me coronavirus nga një anije lundrimi që u fut në karantinë pranë Tokios në muajin shkurt, nuk janë përfshirë në shifrën e 9,787 tw sëmurëve, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, në Tokio nuk janë shënuar më shumë se 181 raste me coronavirus, ndërsa banorët po qëndrojnë të mbyllur që të mos e përhapin atë.

Kryeministri Shinzo Abe, ka bërë të ditur se gjendja emergjente që është shpallur në shtatë provinca, do të zgjerohet në 47 provinca tjera.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, bëjnë të ditur se numri i viktimave në Japoni mbetet në 190, megjithëse në këtë shtet jetojnë 126 milionë banorë. /Telegrafi/