Site icon Telegrafi

Japonia jep katër grande të reja për Maqedoninë

Katër projekte të reja të grandeve japoneze për të përmirësuar kushtet në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike në vend u nënshkruan sonte nga ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda dhe përfaqësuesit e Maqedonisë.

Janë miratuar gjithsej dhjetë projekte japoneze, gjashtë prej të cilave janë nënshkruar vitin e kaluar dhe tashmë janë duke u zbatuar, dhe qëllimi është të përmirësojë nevojat themelore të njerëzve në vendin tonë.

Projektet e nënshkruara së fundmi kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në kopshtin “Lulet e Nënës” në Manastir përmes rindërtimit të çatisë në objektin e kopshtit “Koca Vasileva” me vlerë 60 mijë euro, përmirësimin e mjedisit shkollor në shkollat ​​fillore “Kiril dhe Metodi” në Prilep me vlerë prej 57 mijë euro në shkollën “Alija Avdoviq” në fshatin Batinc në Komunën e Studeniçanit me vlerë prej 57 mijë euro dhe në shkollën “Svetozar Markoviç” në Nagoriçanin e Vjetër me vlerë prej 52 mijë euro.

Ambasadorja japoneze Keiko Haneda në nënshkrimin e sotëm të këtyre projekteve theksoi se kjo riafirmon miqësinë dhe përkushtimin e fortë të Japonisë në mbështetjen e përpjekjeve socio-ekonomike për reforma dhe integrimin evropian të vendit tonë./Telegrafi/

Exit mobile version