Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.4 shkallë, ka tronditur pjesën jugore të Japonisë.
Në bazë të informacioneve paraprake, tërmeti ka ndodhur 4 kilometra nga qyteti Kumamoto, kurse epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 40 kilometra, transmeton Telegrafi.
Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një cunami.
Më herët ishte raportuar, se është regjistruar një tërmet tjetër me magnitudë 7.1 shkallë në të njëjtin vend, por që ishte në një thellësi prej shtatë kilometrash. /Telegrafi/