Site icon Telegrafi

Japonia forcon sistemin raketor për t’u mbrojtur nga Koreja e Veriut

Qeveria japoneze ka vendosur sot të forcojë sistemet e mbrojtjes raketore për të shmangur kërcënimin në rritje të fqinjit aziatik, Koresë së Veriut, njoftoi media vendase.

“Dy sistemet raketore mbrojtëse amerikane ‘Aegis Ashore’ janë planifikuar të futen në vend deri në vitin 2023 në një përpjekje për të mbrojtur të gjithë territorin e Japonisë nga sulmet ajrore”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Të dy sistemet, që do të instalohen në provincën Akita në verilindje dhe në perëndim, në Yamaguchi, do të shtohen në dy strukturate mbrojtjes raketore, të vendosura në det dhe në tokë, që aktualisht janë në përdorim.

”Qeveria ka vendosur të shtojë një nivel të ri mbrojtjes për të zvogëluar ngarkesën e punës të Forcave të Mbrojtjes në vend”, sipas Kyodos.

Gjatë një deklarate, qeveria japoneze vuri në dukje se zhvillimi bërthamor dhe raketor i Koresë së Veriut përbënte një “nivel të ri kërcënimi” për vendin.

 

Exit mobile version