Kryeministri japonez, Shinzo Abe shprehu sot pakënaqësinë lidhur me dislokimin e kohëve të fundit të sistemeve raketore të Rusisë në ishujt e polemizuar me Moskën.
Abe tha para një komiteti parlamentar se Japonia i ka shprehur Rusisë se dislokimi i raketave ishte për të ardhur keq dhe se kjo nuk përputhej me qëndrimin e Tokios.
”Si pjesë e dislokimit, një sistem rus raketash anti-anije është instaluar në ishullin Etorofu dhe një tjetër në ishullin Kunashiri”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.
Ishujt Etorofu dhe Kunashiri, që në Rusi quhen Iturup dhe Kunashir, janë pjesë e ishujve Kurile, që administrohen nga rusët, në ishullin verior japonez të Hokaidos.