Telegrafi

Japonia do t’i zvogëlojë pagesat në buxhetin e KB-së

Deri më tani pjesa e Tokios në buxehtin e KB-së ishte 16,6 për qind, ndërsa Qeveria planifikon ta zvogëlojë deri në 12 për qind, shkruajnë sot gazetat japoneze.

KB-së në çdo tre vite i shqyrtojnë pagesat e vendeve-anëtare në buxhet. Ta ni po zhvillohen negociata për periudhën 2010-2012. Pritet që SHBA-ja të mbetet me pjesë më të madhe – 22 për qind nga financimi i KB-së.

Për shkak të krizës financiare pagesat e një sërë vendeve tjera udhëheqëse industriale, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Japonia do të shkurtohen.

Bëhet thirrje edhe për përpjekje më të mëdha financiare nga ana e ekonomive me zhvillim të shpejtë, para se gjithasht – Kina, pjesa e të cilës tani është më pak se 2,7 për qind nga buxheti i KB-së. Pjesa e Rusisë është 1,2 për qind, thekson ITAR-TASS.