Telegrafi

Japonia dhuron 5.2 milion $ për pushtetin lokal në Maqedoni

Qeveria e Japonisë do t’i mbështetë pushtetet lokale të Gjevgjelisë dhe Kumanovës në lidhje me krizën e refugjatëve, përmes një programi përkrahës për projekte të vogla, transmeton Telegrafi.

Japonia do të ndihmojë në rehabilitimin dhe risimin e pajisjeve mjekësore për spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli dhe blerjen e një automjeti të specializuar për bërllog dhe kontenjera për komunën e Kumanovës.

Nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tani, Japonia ka mbështetur pushtetin vendor dhe qendror me mbi 5.2 milion $ amerikan./Telegrafi/