Përfaqësuesja e Japonisë dhe Senegalit u ndan me një barazim 2-2 në ndeshjen kryesore të Grupit H në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Senegalezët ishin për një nuancë më të mirë, por ishte një lojë e bukur me raste nga të dy anët.
Goli i parë në takim u shënua nga Sadio Mane në minutën e 11-të, ndërsa rezultati u barazua nga Takashi Inui (34′) pas asistimit nga Yuto Nagatomo.
Senegalezët rikthyen epërsinë me anë të Moussa Wague në minutën e 71-të.
Por, rezultati u barazua nga Keisuke Honda në minutën e 78-të pas asistimit nga Inui.
Të dy skuadrat tentuan deri në fund të shënojnë gola, por rrjetet nuk u tundën nga asnjëra anë.
Pas këtij barazimi Senegali dhe Japonia vazhdojnë me katër pikë, kurse në ndeshjen e fundit në grup Senegali luan ndaj Kolumbisë, kurse Japonia kundër Polonisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fiYUTz6B4VE