Telegrafi

Japonia dhe Rusia arrin marrëveshje për ishujt Kuril

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri Shinzo Abe, sot janë pajtuar për territorin e përbashkët në ishujt jugor të Kurileve.

Kryeministri Shinzo Abe tha se në takimin me Presidentin e Rusisë u diskutuar marrëveshja e paqes, ku janë pajtuar për një veprimtari të përbashkët ekonomike në ishujt Kurile dhe vizita falas për ish-banorët e tyre, transmeton KosovaPress.

U kërkua që ekspertët e të dy vendeve të fillojnë konsultimet hollësishme për harmonizimin e kushteve, formave dhe fushat e aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në ishujt jugor të Kurileve.

Dokumenti i përbashkët nga Putin dhe Abe do të shpallet nesër në Tokio.

Presidenti rus, Vladimir Putin po qëndron në një vizitë pune në Japoni.