Site icon Telegrafi

Japonia deri në vitin 2025 do të punësojë të paktën 500 mijë punëtorë të huaj

Sipas agjencisë Kyodo, mësohet se për shkak të mungesës së fuqisë punëtore kryesisht në bujqësi dhe ndërtim, qeveria e Japonisë ka marrë vendim për punësimin e të paktën 500 mijë punëtorëve të huaj deri në vitin 2025.

Vendimi i cili pritet të përfshihet në draftin e ri të politikës ekonomike të kryeministrit Shinzo Abe, do të paraqitet në parlament në vjeshtë.

Japonia është njëri nga vendet më të fuqishme në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version