Vlerësimi i qeverisë japoneze për ekonominë kombëtare tregoi performancën më të dobët në gjashtë vitet e fundit.
Nga raporti i kabineti qeveritar del se treguesi bashkëkohor për performancën e biznesit në maj u ul 0.9 në krahasim me një muaj më parë, gjë që e çoi qeverinë japoneze të ulë vlerësimin deri në “përkeqësim” të treguesit, përcjell Telegrafi.
Përkeqësimi është niveli më i ulët ndër pesë kategoritë që autoritetet japoneze përdorin për të vlerësuar situatën ekonomike. Hera e fundit që u përdor ky nivel ishte midis tetorit 2012 dhe janarit 2013.
Vlerësimi është rezultat i rënies së ndjeshme të prodhimit të fabrikave japoneze dhe tkurrjes së kërkesës së jashtme. /Telegrafi/