Japonia ka akuzuar së fundmi Kinën për shpërndarje të dezinformatave gjatë pandemisë së coronavirusit, njoftojnë autoritetet japoneze.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, informacioni i cili dyshohet të jetë shpërndarë nga Kina, pretendon se virusi ishte sjellë në Kinë nga një anëtar ushtarak amerikan dhe se disa ilaçe kineze mund të trajtojnë sëmundjen e COVID-19.
Bëhet e ditur se lajmi u konfirmua të martën, nga qeveria e kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Ndërkohë, virologu Yan Li-Meng, i cili u detyrua të arratisej në Hong Kong, ka thënë Pekini kishte njohuri për coronavirusin, shumë kohë përpara se të konfirmohej rasti i parë.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë së coronavirusit, rreth 13 milionë njerëz janë infektuar, kurse 579 mijë persona kanë ndërruar jetë globalisht. /Telegrafi/