Telegrafi

Japonia, 54 miliardë dollarë për krizën

Vendi është goditur rëndë nga kriza globale financiare.

Buxheti i dytë shtesë është me një vlerë prej 54 miliardë dollarësh.

Ai do të ndihmojë për financimin e shkurtimeve të taksave për pronarët e shtëpive, për huatë që do t’i jepen bizneseve të vogla si edhe asistencë për punëtorët që janë pushuar nga puna.

Gjithsej qeverisë japoneze do t’i duhet të sigurojë më shumë se njëqind miliardë dollarë, për të përmbushur planet e saj.

Japonia, që është ekonomia më e madhe për nga madhësia në botë, është vendi që ka më shumë borxhe në botën e zhvilluar.