Telegrafi

Japoni, vijon rënia rekord e çmimeve

Rekordi i rënies, sipas autoriteteve lokale, ka ardhur si pasojë e kostos se ulët të benzinës dhe energjisë, për të cilat është ulur edhe kërkesa e brendshme.

Japonia, fuqia e dytë ekonomike botërore, ka përjetuar një periudhë të gjatë deflacioni në vitin 1990, moment që mediatikish u njoh si “dekada e humbur”.

Çmimet e ulta mund të duken si diçka pozitive, por deflacioni mund të vështirësojë rritjen ekonomike, duke ushtruar presion tek fitimet e kompanive dhe duke detyruar konsumatorët të shtyjnë blerjet e tyre, duke çuar kështu në shkurtimin e prodhimit dhe të rrogave.

Gjithashtu, ai mund të shkaktojë rritjen e barrës fiskale. Deflacioni në Japoni është rritur pavarësisht sinjaleve të fundit të përmirësimit të ekonomisë japoneze, e cila ka filluar të regjistrojë rritje në tremujorin e dytë të vitit 2009, duke dale nga një recesion i ashpër. /Telegrafi/tch/