Telegrafi

Japoni, rritet optimizmi i korporatave

Por deflacioni konstant do të thotë se ekonomia e Japonisë do të rritet në një masë më të vogël dhe se qeveria do të vazhdojë të presojë bankën qëndrore për liberalizim të mëtejshëm të politikës monetare. Rënia e mbështetjes publike për partinë në pushtet detyroi shumë deputetë të mazhorancës të bëjnë thirrje për një tjetër paketë të stimulit ekonomik.

Bonot shtetërore japoneze ranë në nivelin më të ulët 2 mujor pasi e përditshmja Nikkei raportoi se ministri i bankave kërkoi një shtesë në buxhet me 7 trilion jen ose 77.5 miliardë dollarë për të financuar projektet në punët publike.

Prodhuesit japonezë kanë qënë në zonën e pesimizmit që nga qershori i vitit 2008 dhe vëzhgimi i fundit i rojter tregon se optimizmi në mesin e tyre do të shfaqet diku nga mesi i këtij viti.

Në vëzhgimin e Reuters Tankan, optimizmi i prodhuesve u rrit me 19 pikë, një vlerë e mirë kjo krahasuar me rënien me 8 pikë në muajin dhjetor.

Indeksi pritet të rritet me 7 pikë të tjera për të mbritur në minus 1 në muajin qershor.

Vëzhgimi tregoi se sektori i shërbimeve pret një rritje të qëndrueshme dhe besueshmëri në 3 muajt në vijim.

Ndërkohë korporatat mbeten në territor negativ që prej dy vjetësh pasi deflacioni ka ulur fitimet dhe konsumi i brendshëm nuk është rritur.