Site icon Telegrafi

Japoni: Rrëzohet helikopteri, katër të vdekur

Një helikopter privat është rrëzuar të mërkurën në Japoni, ndërsa si pasojë katër persona kanë vdekur.

Pjesë të helikopterit i cili me rastin e rënies është djegur janë gjetur në një urë, rreth 150 kilometra në veriperëndim të Tokios.

Katër persona janë raportuar të vdekur.

Exit mobile version