Telegrafi

Japoni, gjiganti “Sony” shkurton 8 000 vende pune

Kompania deklaron se shpreson të sigurojë 100 miliardë jenë ose 833 milionë euro të ardhura falë masave të ndryshme që përfshijnë edhe një zvogëlim të investimeve të parashikuara fillimisht.

Sony do ta shtyjë rritjen e parashikuar të prodhimit të televizorëve me ekran me kristale të lëngshme, LCD, në Evropë, për shkak të uljes së kërkesës.

Në krahasim me planin fillestar afatmesëm, gjigandi do të zvogëlojë me 30 për qind investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm buxhetor (prill 2009-mars 2010) në prodhimin e aparateve dhe të përbërësve elektronikë.

Mbyllja e dy uzinave jashtë vendit, ndër të cilat ajo që prodhon shirita manjetikë në Dax të Francës, bën gjithashtu pjesë në masat urgjente të njoftuara sot.

Soni është goditur nga një pasojë e dyfishtë e krizës ekonomike, nga rritja e jenit, që dobëson pozitën e tij në konkurrencë dhe nga ngadalësimi i shitjes së produkteve elektronike.