Site icon Telegrafi

Japoni, ekonomia në recesion

Ekonomia japoneze ka rënë në recesion. Të dhëna të reja tregojnë se ekonomia e tretë në botë pësoi tkurrje në masën 1.6 për qind në ritmet vjetore gjatë tremujorit korrik, gusht, shtator, pas një rënieje edhe më të madhe tremujorin e mëparshëm.
Tkurrja ekonomike pason një rritje taksash, që siç duket ka sjellë pesimizëm në sektorin e konsumit dhe të prodhimit.

Sipas shtypit ka gjasa që Kryeministri Shinzo Abe të pezullojë për momentin një rritje tjetër taksash dhe të njoftojë zgjedhje të parakohshme.

Zoti Abe erdhi në post me premtimin për të rigjallëruar ekonominë me një plan ambicioz për shpenzime publike dhe reforma.

Lajmi për recesion shkaktoi rënie të aksioneve në bursën e Tokios dhe në bursa të tjera të rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version