Telegrafi

Japoni, e keqja e recesionit ka kaluar

Në një deklaratë, BQJ thotë se kushtet e ekonomisë së Japonisë kanë rreshtur se përkeqësuari dhe se prodhimet industriale dhe eksportet kanë filluar të përmirësohen.

Gjithashtu, institucioni bankar deklaron se do të vazhdojë me përpjekjet për të përmirësuar huadhënien tek firmat e ndryshme, duke blerë detyrimet e koorporatave nga bankat tregtare edhe për tre muajt e ardhshëm.

Pavarësisht dobësimit të vazhdueshëm të shpenzimeve të konsumatorëve, banka parashikon që ekonomia japoneze të fillojë të ripërtërihet në gjysmën e dytë të vitit. /Telegrafi/tch/