Telegrafi

Japoni, bie me 41% prodhimi i makinave, s’kanë treg

Në janar, numri i përgjithshëm i automjeteve të prodhuara, përfshi edhe kamionët e autobusët, ra në 576 539 copë, kundrejt 976 975 që u prodhuan në janar 2008, duke shënuar një rënie me 400 436 copës ose 41 për qind.

"Është fjala për rënien më të madhe që prej vitit 1967, vit kur filluam të hartonim këto lloj të dhënash", shpjegoi zëdhënësi i shoqatës. Po kështu eksporti i automjeteve regjistroi një rënie të çmendur prej 59,1 për qind në janar.

Shitjet drejt SHBA-së, tregu kryesor i jashtëm për ndërtuesit e automobilave japonezë, ranë me 76,5 për qind, ndërsa ato drejt Evropës dhe Azisë ranë respektivisht me 63,2 për qind dhe 54,8 për qind.