Bilanci i përkohshëm nga tërmeti që goditi dje jugperëndimin e Japonisë arriti në 18 persona, ndërkohë që nga tërmeti i pardjeshëm u regjistruan 10 të tjerë, njoftuan sot autoritetet lokale.
“Të paktën 18 persona kanë humbur jetën deri tani”, tha Mariko Kuramitsu, funksionar në prefekturën e Kumamotos.
Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë të shkallës Rihter goditi dje jugperëndimin e Japonisë.
Autoritetet iu drejtuan thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale për të mos u afruar në brigjet e detit dhe për t’u larguar nga ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës. /AFP/