Mund t’ju kujtohet shumicës, japonezi që shpenzoi mijëra në një kostum për t’u maskuar si qen.
Toco nga Japonia përmbushi ëndrrën e tij të përjetshme për t’u “bërë qen”, transmeton Telegrafi.
Ai tani zbulon se do t’i lejojë njerëzit ta përkëdhelin atë duke i siguruar që nuk do t’i kafshojë.
Japonezi u bë hit në mediet botërore me transformimin e tij dhe ka një kanal në YouTube ku ndanë aventurat e tij. /Telegrafi/