Një burrë nga Japonia i cili shpenzoi mijëra euro në një kostum për t’u bërë qen, tani ka vendosur të dalë për shëtitje rrugëve për të bërë miq.
I njohur si Toco, burri shpenzoi më shumë se 14 mijë euro për një kostum qeni, për të përmbushur fantazinë e tij të përjetshme për t’u bërë ‘kafshë’, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu ka një kanal në YouTube me pothuajse 30 mijë abonentë të cilët e ndjekin. Toco mund të shihet duke luajtur në oborrin e shtëpisë, dhe duke u përpjekur për të kryer lojëra të ndryshme.
Por, japonezi tani ka shkuar një hap më tej, duke dalë tani në botën e jashtme për të takuar njerëz dhe kafshë të tjera për herë të parë.
Në një video të publikuar në YouTube, Toco shihet i shoqëruar me një grua dhe bashkë me të dolën në një park dhe rrugëve të qytetit.
Në po atë video mund të shihni reagimet e njerëzve aty pranë po ashtu edhe të qenve. /Telegrafi/