Site icon Telegrafi

Japonezi që shpenzoi mijëra dollarë ‘për t’u bërë qen’, tani mbyllet në kafaz gjatë natës

Një djalë që shpenzoi mijëra dollarë për një kostum shumë real për t’u transformuar në një qen, tani ka filluar të mbyllet në një kafaz gjatë natës.

Toko nga Japonia, publikon video të shumta në YouTube për jetën e tij të pazakontë, atë të një njeriu që u shndërrua në qen, transmeton Telegrafi.

Në një video prezantuese ai shpjegon: “Unë u shndërrova në një qen collie pasi doja të bëhesha një kafshë. Që tani e tutje po mendoj të ngarkoj video me ritmin tim”.

Në videon e tij të fundit, në kanalin e quajtur “I Want To Be An Animal”, ai është filmuar duke ecur – me të katër këmbët, derisa futet në një kafaz qensh.

Lexo po ashtu Burri në Japoni 'bëhet' qen - shpenzon mijëra euro për një kostum që e bën të duket real

Duket se ai me të vërtetë e ka të vështirë për t’u futur në kafaz, i cili nuk është bërë për kafshë të përmasave njerëzore, por përfundimisht hyn brenda.

Personi që regjistron videon mbyll dyert e kafazit, duke e lënë atë brenda.

Djaloshi brenda kostumit më pas fillon të prekë derën, përpara se dritat në dhomë të fiken përfundimisht në mënyrë që ai të mund të flejë. /Telegrafi/

Exit mobile version