Telegrafi

Japonezi që jetoi i vetmuar në një ishull, rikthehet në të “për t’i dhënë lamtumirën e fundit”

Japonezi Masafumi Nagasaki, 87-vjeç, që i kaloi 29 vite në një ishull dhe u detyrua të largohet nga atje me urdhër të qeverisë japon, është rikthyer “në shtëpinë” e tij për herë të fundit për t’i dhënë lamtumirën.

Ai ishte banori i vetëm i ishullit Sotobanari për afro tri dekada, që ishte vetëm një kilometër i gjerë dhe gjendej në arkipelagun e Okinawa në afërsi të Tajvanit, transmeton Telegrafi.

87-vjeçari me profesion fotograf ishte larguar nga civilizimi për të jetuar i vetëm në ishull. Ai tha se dëshironte që edhe pjesën tjetër të jetës ta kalojë i vetmuar, por vendimi i qeverisë ia pamundësoi.

Historia e tij bëri bujë në botë, kur një peshkatar lokal e gjeti të shtrirë në plazh pavetëdije gjatë vitit 2018.

Kur autoritetet e kontrolluan, ata e gjetën të dobët dhe me puls shumë të rrallë të zemrës, ku menjëherë është urdhëruar rikthimi i tij në botën e civilizuar.

Ky ishull ishte zbuluar nga eksploruesi spanjoll Alvaro Cerezo që i dokumentoi bukuritë e ishullit. E arsyeja që i është ndaluar rikthimi në ishull, janë mosha dhe gjendja e tij shëndetësore.

Autoritetet japoneze konsiderojnë se ai më nuk është në gjendje të kujdeset për veten, dhe se ka nevojë për asistencë. /Telegrafi/