Site icon Telegrafi

Japonezi krijon mrekulli prej shalqirit

Artistët në këto perime më herët kanë “gdhendur” figurat e personaliteteve të famshme ose lule, por sot kjo është shtrirë edhe në motive tjera, kështu që sot mund të shohim vepra që paraqesin forma të ndryshme, prej pinguinëve deri tek Tagj Mahalla. Shumica e këtyre shembujve janë punëdore e kuzhinierit Takashi Itoh.

I inspiruar nga zbukurimet që kishte parë gjatë një pushimi në Tajlandë më 2001, Itoh vetëm për tri javë mësoi shkathtësitë bazë për prerjen e pemëve, për perfeksionimin e të cilit zanat nevojiten vite. Format e thjeshta sot ai i punon për 20 minuta, ndërsa ato që lypin më shumë kohë për 90 minuta.

Takashi i cili jeton në Tokio, pranon se i pëlqen shumë ky hobi i pazakontë.

“Shalqinjtë janë me lara dhe si njëri prej frytet më të mëdha mund t’i bëj kreacionet e mia më të forta dhe më interesante”, thotë ai.

Secila skulpturë zgjatë dy ditë, para se artisti ta hajë, shkruan “Daily Mail”.

Exit mobile version