Site icon Telegrafi

Japonezi jeton me nënën në shtëpinë prej 30 metra katrorë

Këso shtëpi ultra të vogla jo rrallë janë të banueshme nga njerëz që jetojnë të vetmuar në Tokio, ndërsa gjithsesi ato paraqesin edhe gjenialitet arkitektonik.

Moriya nuk ishte i sigurt nëse hapësira, e cila fillimisht ishte shitur si parking për automobila, do të mjaftonte për një shtëpi familjare. Por pasi bëri pak hulumtime për ultra shtëpitë e vogla, e kuptoi se hapësira megjithatë mund të shërbej për projektin e tij.

Ai ka ndërtuar dritare të mëdha të cilat të japin iluzionin për madhësinë e hapësirës. Me orenditë minimale ka zbukuruar shtëpinë, ndërsa edhe me aparatet në miniaturë të kuzhinës ka kursyer hapësirën.

Për ndërtimin e shtëpisë ai ka shpenzuar rreth 500.000 dollarë, që është goxha lirë për një shtëpi të re në Tokio, i cili është njëri prej qyteteve më të shtrenjta në botë. Moriya ka mundur ta marrë me qira një banesë më të madhe, por ëndrra e tij ishte ta blinte një banesë të veten. Me buxhet të kufizuar gjeti një kompromis. “Madhësia nuk ka rëndësi. Me rëndësi është atmosfera, ambienti përreth dhe lagjja”, thotë ai. /Telegrafi/
 

Exit mobile version