Telegrafi

Japonezi 89 vjeçar emërohet si “surfisti” më i vjetër në botë

Një “surfist” japonez 89-vjeçar i cili ka praktikuar hobin e tij tash e afro një dekadë, nga Guiness World Records është emëruar si personi më i vjetër që bën “surf”.

Seichi Sano, tani 89-vjeçar, ishte i vjetër 88 vjet e 288 ditë kur organizata Guiness World Records verifikoi se ai kishte bërë “surf” mbi valët e detit me 8 korrik të vitit të kaluar, njoftoi organizata e mbajtjes së rekordeve.

Sano tha se ai ishte inspiruar për të bërë “surf” pak pasi ai kishte ngjitur Mount Fuji-n në moshën 80 vjeçare, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Unë punoj bashkë me një menaxher të bankës i cili ka një “lëkurë shumë të nxirë”. Mendova se ai luan golf, por kur e pyeta atë, ai më pëshpëriti ‘unë bëjë surf’” deklaroi Sano për GWR.

Seichi kishte bërë “surf” për herë të parë 3 ditë pas kësaj ngjarje. Ai u apasionua menjëherë, dhe tani bënë “surf” gjatë gjithë vitit.

“Njerëzit më thonë se ‘surfing-u’ është i rrezikshëm, por unë kam pasur momente më të frikshme duke vozitur veturën se sa në një dërrasë ‘surfi’”, deklaroi ai. /Telegrafi/