Telegrafi

Japonezi 18-vjeçar Kubo shënon golin e parë në La Liga, tund rrjetën nga distanca ndaj Villarrealit

Takefusa Kubo është shkruar në listën e golashënuesve në kampionatin spanjoll, La Liga.

Talenti 18-vjeçar është nën pronësi të Real Madridit, por shkaku i hapësirave të pakta është huazuar te RCM Mallorca këtë sezon.

Te Mallorca, Kubo ka gjetur veten pasi po luan vazhdimisht dhe po dhuron paraqitje të mira duke e treguar potencialin që ka.

Lexo po ashtu Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle

Tashmë Kubo ka gjetur edhe golin e parë në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Kubo ka shënuar një supergol nga distanca në takimin e javës së 13-të në Liga Liga ndaj Villarrealit.

Sensacioni japonez shënoi në minutën e 53-të për rezultatin 3-1, i cili doli të jetë përfundimtar. /Telegrafi/