Takefusa Kubo është shkruar në listën e golashënuesve në kampionatin spanjoll, La Liga.
Talenti 18-vjeçar është nën pronësi të Real Madridit, por shkaku i hapësirave të pakta është huazuar te RCM Mallorca këtë sezon.
Te Mallorca, Kubo ka gjetur veten pasi po luan vazhdimisht dhe po dhuron paraqitje të mira duke e treguar potencialin që ka.
Tashmë Kubo ka gjetur edhe golin e parë në La Liga me fanellën e Mallorcas.
🔥 ¡Primer gol de TAKE KUBO!#JuntsSomMillors #Endavant👹 pic.twitter.com/l4J18X65b7
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 10, 2019
Kubo ka shënuar një supergol nga distanca në takimin e javës së 13-të në Liga Liga ndaj Villarrealit.
Sensacioni japonez shënoi në minutën e 53-të për rezultatin 3-1, i cili doli të jetë përfundimtar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vcBpy_jqBhk