Telegrafi

Japonezi 112-vjeçar është zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë (Foto)

Masazo Nionaka nga Japonia, që ka mbushur 112 vjet, është bërë zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë.

Atij i është ndarë titulli nga Libri i Rekordeve të Ginisit, pas vdekjes së Francisco Nunez Oliviera nga Spanja, i cili jetoi 113 vjet, transmeton Telegrafi.

Larg prej të qenit fanatik i ushqimit me vlera, familjarët e Nionaka zbulojnë sekretin e tij të jetë gjatësisë.

Sekretin për një jetë të gjatë dhe të qetë, ky njëshekullor e ka prej ëmbëlsirave dhe banjave të gjata me ujë të nxehtë.

I lindur në Ashoro të Japonisë më 25 qershor të vitit 1905 – disa muaj para Albert Ajnshtajnit, ai ka befasuar me teorinë e tij speciale të relativitetit.

“Ka shëndet të mirë, megjithëse i duhet karroca për të lëvizur. I ha të gjitha ëmbëlsirat, si japoneze ashtu edhe ato perëndimore. Pasi e lexon gazetën, hyn në banjë për tu qetësuar në ujë”, shpjegon mbesa tij Yuno.

Ai ishte rritur në një familje të pasur, që kishin hotel dhe banja, me burime natyrore uji të nxehtë.

Tani ai jeton me familje, megjithëse shtatë vëllezër, motra, gruaja dhe dy prej pesë fëmijëve që i kishte me të, nuk janë më në mesin e të gjallëve.

Japonia është vend ku njerëzit jetojnë gjatë, përfshirë edhe një 116-vjeçar, që u nda nga jeta para tri vitesh. Në të njëjtën kohë, është shtëpi e rreth 68 mijë njerëzve, që i kanë mbi 100 vjet. /Telegrafi/