Telegrafi

Japonezët të interesuar për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës, thuhet se në takimin ndërmjet udhëheqësisë së komunës me përfaqësuesit e Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar, kryetari Isa Mustafa i njoftoi për projektet, sidomos për ato që mund të realizohen nga donatorët e mundshëm.

Kryetari Mustafa tha se Komuna e Prishtinës vazhdimisht është duke punuar në zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra, dhe se është shumë e interesuar që të bashkëpunojë në projektet që lidhen me fushën e ambientit

“Na kanë munguar kapacitetet financiare dhe ato teknike për menaxhimin e mbeturinave, riciklimin e tyre e që është edhe kusht për integrimin në Bashkësinë Evropiane”, tha Mustafa.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit për Lindjen e Mesme dhe Evropë të kësaj Agjencie Iwakiri Satoshi tha “Qeveria japoneze është e interesuar që sa më parë që është e mundur të nis projekte të reja në Kosovë, në veçanti në kryeqytet”.

Sipas tij, mbrojta e ambientit është e rëndësisë së veçantë sidomos në Prishtinë, ku shumë çështje të ambientit kanë nevojë të trajtohen, prandaj projekti i parë që kanë vendosur të financojnë është menaxhimi i mbeturinave.

“Kur është fjala për bashkëpunim teknik këtu hyjnë: dërgimi i ekspertëve tanë për disa vite në Kosovë, sigurimi i pajisjeve për zbatim të projekteve, dhënia e granteve që kapin vlerën deri në 10 milionë euro”, u shpreh Satoshi. /Telegrafi/