Treni i ri ultra i shpejtë i quajtur Hayabusa do të udhëtojë dy herë në ditë ndërmjet Tokios dhe Aomorit, një vendbanim në veri të Japonisë.
Kryetari i Hekurudhave japoneze, Mutsutake Otsuka, ka thënë se qëllimi ka qenë që të krijohen kushte më komode në një tren të sigurt për udhëtarët.
Vitin e ardhshëm pritet të prodhohen edhe seritë e reja të këtij treni që do të tejkalojnë shpejtësinë prej 300 km/h.
Hekurudha japoneze qe një kohë e ka reklamuar Aomorin si një vend turistik, ashtu që të ketë sa më shumë udhëtarin në relacionin Tokio-Aomori. /Telegrafi/