Site icon Telegrafi

Japonezët presin Vitin e Ri në ujë të ftohtë

Meshkujt dhe femrat guximtare japoneze, kanë marrë pjesë në Tokio, në të ashtuquajturin pastrim të shpirtit – ndërsa shpresojnë që ky ritual do t’i bëjë më të mençur në vitin vijues.

Kulminacioni i ceremonisë përfundon me larjen në ujin e ftohtë – ku zakonisht marrin pjesë të rinjtë, derisa personat më të moshuar qëndrojnë në tempull, ku vazhdojnë t’i kryejnë ritualet fetare. /Telegrafi/
 

Exit mobile version