Telegrafi

Japonezët pranojnë sfidën e amerikanëve: Ja çfarë roboti kanë prodhuar ata (Video)

Kompania japoneze “Suidobashi Heavy Industry” ka pranuar sfidën e rivalit amerikan “MegaBots Inc.”, për një duel të robotëve të mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Themeluesi i “Suidobashi”, Kogoro Kurata ka thënë: “Po, do të luftojmë”, ka thënë Kurata i cili ka ndërtuar një robot 4 tonësh. “Nuk mund të lejojmë një vend të fitojë këtë garë. Robotët e mëdhenj janë kulturë e Japonisë”.

Për fat të keq, as “Suidobashi” e as “MegaBots” nuk kanë dhënë detaje tjera se kur dhe ku mund të zhvillohet një duel i tillë. /Telegrafi/  

Lexo po ashtu: Roboti amerikan sfidon atë japonez: Kush mendoni se do të fitoj (Video)