Telegrafi

Japonezët nuk janë të sigurt rreth Donald Trumpit, por atyre u pëlqen Ivanka (Foto)

Japonia është me maturi duke përshëndetur zgjedhjen e Donald Trumpit si president të SHBA-ve, duke pritur se çfarë administrata e tij do të thotë për aleancën e tyre të sigurisë dhe tashmë duke parë se çfarë do të thotë për marrëdhëniet e tyre tregtare.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëse ndjenja të tilla të përziera ekzistojnë për Donaldin, një gjë e tillë nuk vlen edhe për vajzën e tij të madhe, Ivanka – ajo po vlerësohet atje si një grua e përsosur.

Në mesin e disa grave japoneze, Ivanka Trump është parë si një figurë aspiruese e cila ka kombinuar amësinë dhe karrierën, gjithashtu duke menaxhuar edhe të duket bukur, sa herë që shfaqet në publik.

Japonia mbetet një shoqëri shumë patriarkale, ku burrat kalojnë orë të gjata në punë dhe gratë shpesh pritet që të heqin dorë nga punët e tyre pas martesës dhe lindjes së fëmijëve.

Por Ivanka Trump ofron një shembull se si të jesh e fortë, por jo e frikshme, thotë Yuriko Shinzato, 32, një shkrimtare e pavarur dhe nënë e një vajze 6-vjeçare, përcjell Telegrafi.

“Ajo është një shembull i mirë se si një grua mund të bëjë një punë të mirë dhe të trajtojë një baba si Trump (një burrë që paragjykon gratë), pa shtyrë shumë agjendat feministe apo pa u përballur shumë me burra”.

Shinzato, e cila blogon rreth veshjes dhe stilit të jetës së Ivankas, ka thënë për mediat japoneze: “Kjo është diçka që duan femrat japoneze, por që e kanë të vështirë për ta bërë në një shoqëri të dominuar nga meshkujt”. /Telegrafi/