Njëqindvjetorin e saj, kompania hekurudhore japoneze “Seibu Railwey” do të festojë në vitin 2018 me futjen e kompozicionit të ri të trenave të cilët do të jenë “të padukshëm”.
Për dizajnin e trenave të rinj, përgjegjës është Kazuo Sejima, arkitekti i njohur japonez, i cili shpesh angazhohet për të për të punuar sipërfaqet me shkëlqim, të tilla si qelqi, mermeri apo metali, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh se trenat udhëtojnë në mjedise të ndryshme natyrore, ai ka menduar se do të ishte mirë që ata të përshtaten me vendin ku kalon dhe për këtë ai ka vendosur që treni jashtë të jetë i mbuluar me qelq gjysmë-transparent.
Treni, i cili do të ketë tetë vagonë, në linjat hekurudhore japoneze pritet të paraqitet pas dy vitesh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=o0b4pBGWw1Q