Site icon Telegrafi

Japonezët lëshohen me trungje tatëpjetë kodrës

Gjatë ceremonisë së titulluar “Ki-otoshi” qindra japonezë marrin pjesë në garën interesante sportive. Ata lëshohen teposhtë mbi një trung të prerë druri, të lidhur me litarë me ndihmën e të cilëve e dërgojnë trungun drejt cakut.

“Gjithmonë dikush lëndohet. Unë kam rënë nga trungu dhe kam thyer brinjët kur e provova për herë të parë këtë sport”, thotë ish kuzhinieri 60 vjeçar Kazauku Miyasaka.

Lëshimi me trungje mbahet gjatë festivalit Onbashiri, i cili festohet që 1200 vjet. Festivali mbahet në çdo gjashtë vjet në afërsi të liqenit Suwa në Nagan, ndërsa zgjatë nga prilli deri në maj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version